Subscribe

 2023 konsideroi si viti i turizmit, pasi u luajt një kampionat i vështirë. Ky kampionat, për ministren e linjës Mirela Kumbaro, konsiderohet i fituar falë kontributit të bizneseve të fushës, por edhe të pushteti lokal.

“Këtë vit kishim një kampionat të vështirë, ku lojtarët më të rëndësishëm ishit ju, bizneset e fushës. Mund të themi pa frikë që ja kemi dalë. Kur bëhemi të gjithë bashkë rezultati do të jetë pa dyshim pozitiv”, – tha Kumbaro.

Gjatë një takimi falënderues  me turoperatorët nga e gjithë Shqipëria, ministrja tha se viti që vjen do të jetë prova e zjarrit. Qëllimi është jo vetëm të ruhen numrat e turistëve, por edhe të rriten më tej.

“2024 do ta konsideroja provën e zjarrit. Deri këtu kemi arritur shkallë-shkallë falë dhe rrugës së shtruar nga paraardhësi im”, tha ajo.

Shqipëria e mbylli 11 mujorin me 9.5 milion turistë. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *