E martë, 27 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Fitore ëndrrash për Benficën në Champions League / Portieri shënon në fund dhe çon në playoff ekipin e Mourinhos

Benfica–Real Madrid mund të konsiderohet pa diskutim si ndeshja e mbrëmjes së sotme, jo vetëm për golat e shënuar, por për emocionet e shumta që dhuroi në 98 minuta lojë.

“Shqiponjat” e Jose Mourinhos fituan 4-2 përballë Real Madridit, duke siguruar kalimin në fazën playoff të Champions League.

Reklamë

Skuadra portugeze, e cila deri në minutën e 97-të ishte jashtë Champions League, bëri mrekullinë në minutën e 98-të, kur portieri Trubin shënoi golin e katërt për skuadrën e tij me kokë, duke shfrytëzuar në mënyrë perfekte një kros të ardhur nga një goditje dënimi.

Ishin madrilenët ata që shënuan të parët në pjesën e parë me anë të Kylian Mbappé, por portugezët realizuan dy herë duke përmbysur gjithçka në fraksionin e parë falë golave të Schjelderup dhe Pavlidis.

Reklamë

Ishte sërish Schjelderup ai që shënoi edhe golin e tretë për Benficën, ndërsa Mbappé do të ngushtonte diferencat për Realin.

Por kur të gjithë menduan se ndeshja kishte përfunduar, Trubin bëri mrekullinë, duke treguar edhe një herë pse futbolli është sporti më emocionues në botë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë