Kryeministri Edi Rama u shpreh se falë revolucionit digjital, transaksionet e biznesve do të kryhen online.

 

Gjatë një komunikimi me gazetarët me këtë fokus, shefi i qeverisë deklaroi se në këtë mënyrë do të shmangen inspektimet në terren.

 

“Platforma e-Albania është kthyer në një histori suksesi. Do të kemi një sistem që do të mundësojë leximin në kohë reale nga një tru elektronik i të gjitha transaksioneve që zhvillohen në të njëjtën sekondë në të gjitha kilometrat e Republikës së Shqipërisë që zhvillohen nga një biznes tek një biznes, nga një biznes tek një konsumator dhe nga një biznes tek shteti. Do të eliminohen përfundimisht, do të zhduken nga faqja e dheut praktikat e inspektimeve lart e poshtë. Kalimi në këtë sistem do të lehtësojë maksimalisht dhe absolutisht dokumentimin e të gjitha transaksioneve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *