Ditea dhe Renisi pasditen e sotme, teksa qëndronin në verandën e “Ferma VIP” kanë realizuar podcast-in e parë. Të ftuarit e tyre ishin Niko Komani dhe Buçko, ku kanë diskutuar keqkuptimet e tyre nga dita e djeshme, strategjitë e lojës si dhe nominimet.

Niko u shpreh se Rigelsa është personi që duhet të lërë “Ferma VIP”, pasi po rri pas pantallonave të çunave, ndërsa Buçko i është kundërpërgjigjur se vetë Niko është faktorizuar nga afrimiteti me Glorian.

“Mendoj se del Niko se ka qëndruar shumë urtë. Është faktorizuar vetëm me Glorian, kanë bërë thashetheme me njëri-tjetrin. Ata komentojnë gjithmone lojën e të tjerve. Gjithashtu nuk i thonë asnjëherë gjërat në sy”, shprehet Buçko. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *