Niko ka deklaruar se Rigelsa e ka zhvilluar lojën e saj në bazë të flirteve me djemtë e “Ferma VIP”.

Të ftuar në podcastin e Renisit dhe Diteas, Gledis dhe Niko, kanë dhënë mendimin e tyre se kush do të eliminohet këtë javë edhe pse në fakt ky është një rreng i Agait.
Buçko theksoi se mendon që do të eliminohet Niko, teksa ky i fundit tha që kjo përgjigje vjen pasi Gledis është shok me Rigelsën.

Pjesë nga biseda:
Ditea: Një person që ti mendon se del, se janë tetë në nominim, kush del nga shtëpia?
Gledis: Unë Nikon do thoja
Ditea: Mendon se është më i rrezikuari?
Gledis: Po
Ditea (i drejtohet Nikos): Pse mendon se është më i rrezikuari?
Niko: Sepse ka shoqe Rigelsën dhe Rigelsa deri tani po luan një lojë që po rri prapa pantallonave të djemve. Më mendon mua, jo Rigelsën, sepse Rigelsa po bën këtë lojën që po mbahet në lojë pas pantallonave të çunave, krijon situata që të rri më shumë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *