Subscribe

Biznesi fason ankohet se po kalon një situatë alarmante për shkak të zhvlerësimit të euros, që po i shkakton dëm financiar miliona euro, të cilat i duan të kompensuara dhe në këtë drejtim, kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë.

 

Lexo edhe :

Related Posts

EDVIN PRENÇE

SHOQATA “PRO-EKSPORT ALBANIA”

 

“Sektori Manifakturë i veshjeve dhe këpucëve po kalon një situatë shumë alarmante. Nga përllogaritjet tona, humbja është rreth 9 milionë euro në muaj. Indiferenca e Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë dhe anashkalimi i letrave tona, e rëndojnë akoma më shumë situatën. Reagimi i menjëhershëm duhet, ne dërgojmë letra nga fillimi i shtatorit. Kjo rënie është prej politikave të gabuara, jo prej performancës tonë të dobët. Kjo rënie e jona duhet të kompensohet, kompensimi të bëhet nga ata që kanë shkaktuar këtë situatë, nga ata që po përfitojnë nga kjo situatë.”

 

Kjo situatë, sipas tyre, po rrezikon edhe vendet e punës.

 

EDVIN PRENÇE

SHOQATA “PRO-EKSPORT ALBANIA”

 

“Janë rreth 50 vende pune në ditë që po humbasin dhe po shkurtohen, ky është alarmi. Duhet bërë një ndërhyrje sepse është reale, po ndodh humbja e vendeve të punës. Biznesi po orientohet drejt mbylljes, por edhe ai që e ka nisur nga zero këtu, nga zero mund ta nisë edhe në një vend tjetër që të jep mundësinë të bëjë biznes dhe të mbështet.”

 

Pas disa tryezave të dialogut, Ministria e Financave ndërhyri në maj në ndihmë të eksportuesve, duke ngrirë pagesën e kësteve të tatim-fitimit për 2023 dhe duke iu mundësuar rimbursimin e TVSH brenda një harku kohor treditor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *