Në takimin me kryedemokratin Lulzim Basha, presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma u shpreh se sistemi farmaceutik u përjashtua nga administrimi i pandemisë.
Toma pohoi se nuk kanë përfaqësim institucional dhe se problematikat e tyre nuk dëgjohen.
“Sistemi shëndetësor ose funksionon si i tërë, ose me hallka të shkëputura dështon”, tha ajo.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Urdhrit, Dëfrim Goma deklaroi se barra financiare e rimbursimit të paketës anti-Covid është e përballueshme nga shteti.
“Janë sjellë vetëm 9500 vaksina anti-grip”, shtoi Goma.





