Dy familjet që u konfrontuan mbrëmjen e kësaj të marte në Ksamil kanë qenë në konflikt që prej 3 vitesh. Bëhet fjalë për familjet Pollo dhe Zifla.

Nga përplasja me thika e sende të forta, të plagosur mbetën Ilia Lula, Petro Lula dhe Flamur Pollo. Ky i fundit ka marrë palgë më të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë.

Këto dy familje kanë biznese pranë njëri-tjetrit në plazhin e Ksamilit dhe çështjet e pronësisë janë bërë shkak për konflikte te vazhdueshme mes dy familjeve.

Në sherrin e regjistruar para 3 vitesh mbetën disa të plagosur, ndërsa ka pasur edhe arrestime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *