Subscribe

Çifti i aktorëve Edvin Mustafa dhe Deljana Topulli sëbashku me vajzën e tyre Emili, kanë qenë të ftuar këtë të martë në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

Deljana dhe Edvini kanë rrëfyer se si ka qenë njohja e tyre dhe takimi i parë. Si Deljana ashtu edhe Edvini kanë deklaruar se nuk kanë patur simpati ndaj njëri-tjetrit në fillim, por pasi u njohën ranë në dashuri.

Pjesë nga intervista:

Brikena Prifti: Një histori dashurie që ka nëntë vite, si jeni njohur?

Deljana Topulli: Ne njiheshim nga akademia, kemi mbaruar me të njëjtin pedagog, Alfred Trebickën. Në distancë njiheshim. Kurse takimi jonë i parë i plotë filloi në orën nëntë të darkës dhe mbaroi në 3 e gjysëm. Folëm pa fund.

Brikena Prifti: Kush e mori hapin i pari. Besoj Vini?

Edvin Mustafa: Po.

Brikena Prifti: Si ka qenë takimi i parë?

Edvin Mustafa: Për orët që kanë zgjatur po kanë zgjatur, sigurisht që ka qenë emocionuas.

Brikena Prifti: Çfarë të tërhoqi te Deliana?

Edvin Mustafa: Se kam menduar se çfarë më tërhoqi thjeshtë më tërhoqi dhe kaq. Shoqëria jonë e ngushtë e dinë këtë dhe mua më duket sikur po e them për herë të 100-të. Takimi i parë, ose ngacmimi i parë ka qenë një ditë para, ose për ditëlindjen e Delit se unë se dija.

Deljana Topulli: Unë e kam ditëlindjen në 21 tetor.

Edvin Mustafa: Unë se kam patur qef fare Deljanën në distancë. Dhe gjithmonë që hapja Facebook, hapja të shikoja vetëm Delin që kishte vetëm statuese. Dhe jam bërë gati për të hequr.

Deljana Topulli: Unë nuk mendoja kurrë se do të liedhesha me të, nga ana vizuale. Pastaj kur e njeh nga ana tjetër si tip si karakter, ty të prishet bindje si duket dhe ti njeh një person tjetër.

Brikena Prifti: Të dy jeni nisur me paragjykime?

Edvin Mustafa: Unë aty e mora seriozisht te nata e hallounit.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *