Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis pritet të vizitojë ditën e sotme Fredi Belerin, në ambientet e burgut të Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar, Kryetari i Komisionit të Asocim Stabilizimit BE – Shqipëri, pritet që në orën 11.00 të kësaj të hëne të zhvillojë një takim në burg me Belerin.
Kefaloyannis do të takohet edhe me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar rreth çështjeve që ata i shqetësojnë.
Eurodeputeti ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme, teksa të dielën e Pashkëve ka ndjekur meshën në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në kryeqytet. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *