Mbarë opinioni publik është tronditur nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku 39-vjeçarja Alma Bushati (Arrazi) dyshohet të jetë vetëmbytur në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj të mitur për shkak të dhunës së bashkëshortit, Ergys Arrazi.

Gazetari Esido Barkaj raportoi sot në emisonin e mëngjesit “7 pa 5” informacionet e fundit nga terreni lidhur me ngjarjen e rëndë.

Lexo edhe :

Related Posts

Barkaj tha se ka dyshime që Ergys Arrazi të ketë patur një lidhje jashtëmartësore dhe se romanca e tij ka qenë një ndër shkaqet që çoi 39-vjeçaren të ndërmerrte aktin eksterm.

Më tej Barkaj tha se autori i dyshuar ka mohuar çdo akuzë për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. Gjithashtu ai ka thënë se gruaja e tij vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Më tej gazetari zbuloi se familja e Almës jetonte në Durrës dhe se 39-vjeçarja ishte e vetme në Shkodër.

Por ai ka thënë se nuk ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve por ka thënë se bashkëshortja kishte probleme mendore…por nuk është provuar deri më tani që Alma vuante nga sëmundje mendore apo depresioni. Ata prej disa muajsh kishin probleme, ai shpesh i kërkonte që të largohej…dyshohet që kishte një lidhje jashtëmartësoore, kjo mbase e ka shtyrë të marrë aktin ekstrem”, tha gazetari Esido Barkaj.

Ekipet e kërkim shpëtimit po  vijojnë sot punën për të gjetur trupat e pajetë të Almës dhe të dy fëmijëve të saj 8 dhe 3 vjeçarë, të zhdukur tre ditë më parë në lumin Buna në Shkodër. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, një peshkatar gjeti trupin e vajzës 9- vjeçare të familjes Arrazi që dyshohet se është hedhur në ujërat e lumit Buna.

Fillimisht, u raportua se ndaj 9 vjeçares ishte ushtruar dhunë, por policia njoftoi më pas se eksperti mjeko- ligjor nuk konstatoi nje gje te tille.Motra e Alma Bushatit ka akuzuar bashkëshortin e saj, Ergys Arrazin se ushtronte dhunë ndaj saj dhe fëmijëve.

Për këtë ngjarje tragjike, në pranga përfundoi babai i tre fëmijëve Ergys Arrazi, 31 vjeç, që dyshohet se i ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten 39 vjeçare, Alma Bushati, dhe femijet e mitur.

Në momentin që eshte njoftuar nga policia se vajza e tij është gjetur e mbytur në lumë, Ergys Arrazi nuk ka reaguar. Para hetuesve, ai ka mohuar qe të kete ushtruar dhune ndaj bashkeshortes dhe tre femijeve te tij.

Ka qenë pikërisht kryefamiljari ai qe ka bëre denoncimin e pare për zhdukjen e bashkëshortes dhe fëmijëve dhe menjehere uniformat blu jane vene në lëvizje duke angazhuar edhe polumbaret e forcave speciale RENEA.

Arrazi ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa tashmë mbi të rëndon akuza e “Shkaktimt te vetëvrasjes”.

/vizionplus.tv./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *