E premte, 9 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Vendi

“Nuk jemi budallenj, nuk hamë bar”, Flori dhe Ditea kërkuan pushim, Çiljeta: Donin të dukeshin punëtorë të mëdhenj

Punët e fermës shkaktuan përplasje mes disa prej fermerëve të “Ferma VIP”.

Shkak është bërë një kërkesë e Florit dhe Diteas, të cilët lajmëruan Glorian se këtë të hënë dëshironin të mos angazhoheshin me punët e fermës.

Reklamë

Gloria lajmëroi Elsën dhe Çiljetën, ndërsa këta të fundit u shprehën të revoltuar nga kjo kërkesë.

Çiljeta tha se ata vetë e kanë zgjedhur të punojnë në mëngjes dhe të zgjohen herët.

Reklamë

Sipas saj, Flori dhe Ditea zgjodhën të ishin turni i parë, në mënyrë që të krijohej idea se ato janë punëtorë.

Nga ana e tjetër, Elsa tha se ato do të merren vetë me punët dhe nuk do të merret me “kopenë tjetër”.

Pjesë nga biseda:

Gloria: Kush do të zgjohet neser për stallat se grupi do ta bëjë pushim nesër.

Çiljeta: Po e dëgjova.

Gloria: Kush do të zgjohet se i bie të zgjohem unë e vetme.

Elsa: Jo, do të zgjohemi ne dhe do të merremi me punët.

Çiljeta: Dëgjo, ata kanë zgjedhur vetë që në fillim të zgjohen që në mëngjes. Ata duan të duken që janë punëtorë shumë të mëdhenj që çohen bëjnë dhe stallën dhe punët e tjera. Nuk i ka vendosur njeri kushte, të flasim realisht tani.

Elsa: Ska gjë.

Çiljeta: Unë i jam lutur shumë herë Florit që të më zgjojë edhe mua në mëngjës dhe më përgjigjej se i vinte keq. I kam thënë mos të të vijë keq, por më zgjo. Ai ka bërë rolin sikur i ka ardhur keq, por nuk e ka bërë se grupi i tyre kanë dashur të zgjohen të gjithë dhe të duken si punëtorë të mëdhenj. Nuk jemi budallenj, nuk hamë bar dhe pse tolerojmë dhe bëjmë sikur nuk kuptojmë. /vizionplus.tv/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Vazhdo të lexosh

Reklamë