Një makinë doli nga rruga në orët e vona të së mërkurës në mbrëmje në aksin Levan-Tepelënë duke shkaktuar plagosjen e 4 personave.

Policia bëri të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 22:20.

 Në automjetin tip “Ford Fokus” që drejtohej nga shtetasi V.S., udhëtonte një familje e cila kthehej nga Greqia.

Nga aksidenti mbeten të plagosur, por fatmirësisht jo rëndë shtetaset me iniciale M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *