Subscribe

Familja e Florenc Beqirit, 23-vjeçari qe humbi jetën ne një spital ne Francë, ka hapur dyert e shtëpisë duke pritur ngushëllimet e te afërmve. Ndihma e pare qe ata presin nga shteti shqiptar është ti ndihmoje financiarisht për te sjelle trupin e Florencit ne Shqipëri, pasi ata nuk munden

 

Nena e Florencit rrëfen se hera e fundit qe ka folur ne telefon me te birin ka qene data 8 dhjetor e ajo ngre dyshime për vdekjen e tij duke kërkuar zbardhjen e se vërtetës.

 

23-vjeçari Florenc Beqiraj kishte shkuar ne Francë për te kërkuar azil, ai ishte ndaluar nga policia për mungese dokumentacioni ne fillim te muajit dhe që prej datës 15 dhjetor 2017 ishte shtruar në spitalin e Marsejës, në gjendje kome për shkak të mosfunksionimit të pjesës më të madhe të trurit.

 

Një dite me pare ambasada e Shqipërisë ne Francë deklaroi se po ndjek nga afër çështjen me autoritetet policore dhe gjyqësore franceze, në pritje të përfundimit të hetimit zyrtar lidhur me rrethanat e vdekjes së 23-vjeçarit Florenc Beqiraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *