Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 April 2026
Vizion fokus

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për paqe të...

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë nxjerrin fitues...

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat...

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do shkatërrojmë çdo...

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte...

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar në Suedi...

Zelensky: Të ardhurat nga nafta ruse po financojnë luftën

Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës...

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja e Shqipërisë...

Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në politikë

Europianët negociojnë me Iranin, Britania, Franca dhe Gjermania nisin bisedimet me synim për t’i dhënë fund luftës

20 Qershor 15:26

Ministrat e Jashtëm nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania do të takohen me homologun e tyre iranian, Abbas Araqchi, në Gjenevë këtë pasdite, me qëllim krijimin e një rruge për t’u rikthyer në diplomaci mbi programin e saj bërthamor, ndërsa asnjëra nga palët në konflikt nuk pranon të tërhiqet.

Takimi vjen një ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dha një afat dyjavor për të vendosur nëse SHBA-të do t’i bashkohen luftës së Izraelit kundër Iranit, në mënyrë që të lejohet vazhdimi i negociatave.

Bisedimet e fundit bërthamore midis Iranit dhe SHBA-së dështuan kur Izraeli nisi sulmin një javë më parë.

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan do të merrte një vendim nëse do ta sulmonte Iranin brenda dy javësh dhe se ende kishte shpresë për negociata.
Bisedimet do të mbahen në Gjenevë, ku në vitin 2013 u arrit një marrëveshje fillestare midis Iranit dhe fuqive botërore për të frenuar programin e tij bërthamor.

Një zyrtar iranian tha se Teherani gjithmonë e ka mirëpritur diplomacinë, por i kërkoi treshes europiane të përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për të ushtruar presion mbi Izraelin për të ndaluar sulmet ndaj Republikës Islamike.

Ndërkohë, Izraeli deklaroi hapur mbështetjen e tij për ndryshimin e regjimit në Iran, me ministrin e Mbrojtjes që tha se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, nuk mund të lejohet më të ekzistojë.

Faktorë të tjerë ndërkombëtarë kanë kërkuar gjithashtu ulje në tryezën e bisedimeve, duke paralajmëruar se ndryshimi i regjimit në Teheran do të ishte i papranueshëm.

“Rusia do të reagonte shumë negativisht nëse Ajatollah Ali Khamenei do të vritej. Situata është jashtëzakonisht e tensionuar dhe e rrezikshme jo vetëm për rajonin, por edhe globalisht”, tha Dimitry Peskov, Zëdhënës i Kremlinit.

Edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan reagoi, duke thënë se lufta mes dy vendeve mund të ketë një ndikim të dëmshëm për emigrimin në Evropë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota Kronike
Tagged:
Europianët Irani negociata

Nga e njëjta kategori

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme

më shumë...

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë nxjerrin fitues sondazhet

më shumë...

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët nga mbeturinat “përpijnë” pallatin brenda pak minutash

më shumë...

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë zgjedhjet e jashtëzakonshme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:57

Çfarë i bën kafja trupit dhe sa...

5:36

Armëpushimi në Liban, Papa bën thirrje për...

5:01

Bullgaria voton në zgjedhjet parlamentare, ja kë...

4:36

Zjarri në Tiranë, ja momenti kur flakët...

4:10

Haxhiu thirrje për konsensus: Kosova të shmangë...

3:52

Trump: Irani të pranojë marrëveshjen ose do...

3:15

Operacion në disa zona të Kosovës, mbi...

3:06

Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe...

2:33

“Shqipëria ka avancuar me integrimin”, deputeti shqiptar...

2:19

Lezha mirëpret fotografët, në fokus të festivalit...

2:07

Zelensky: Të ardhurat nga nafta ruse po...

1:42

Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati...

1:28

“Zorba” në Teatrin e Korçës, publiku shijon...

1:06

Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids,...

1:02

Berisha takim me të rinjtë: E ardhmja...

12:58

Nxënësit e huaj mësojnë shqip, fëmijë nga...

12:54

Influencerët rusë ndërrojnë kahe: Nga kozmetika në...

12:21

“Jemi përballë krizës së re”, Sejko: BSH...

12:15

Rriten çmimet e apartamenteve në Elbasan, 1300...

11:50

Shtrenjtohen qiratë e apartamenteve, interes jo vetëm...

Më të klikuarat

  • La partnerin për të, Indri i jep fund marrëdhënies me Vanesë...
  • Ngjarje tragjike në familjen shqiptare! Burri vret ish-gruan...
  • “Kam folur me babain e tim biri më parë”, Jonida...
  • Ekzekutimi i 31-vjeçarit shqiptar në Spanjë, mediat iberike...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.