Agjencia evropiane e barnave rekomandoi  dhënien e autorizimit për përdorimin emergjente të vaksinës  “ Moderna”. Kjo është kompania e dytë pas Pfizer,  që shkencorët evropian vlerësuan se i plotëson kushtet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Autorizimin përfundimtar pritet ta japë BE  për të lejua përdorimin në vendet anëtare. Vaksina është  vlerësuar 95% efektive.  Por edhe pse shtetet evropiane  nisën vaksinimin me 27 dhjetor me pfizer/bionteck,  shumë vende kanë hasur problematika të ndryshme.

 

Në Itali dhe  Greqi autoritetet janë shprehur se kanë patur probleme me shiringat.

Në 23 Dhjetor, Greqia hapi garë për një tender për furnizimin urgjent të materialeve mjekësore.

 

Në Spanjë, ka mungesë të infermierëve. Në rajonin e Katalonjës janë përdorur më pak se një e pesta e dozave pasi infermierët nuk janë të trajnuar.

 

Polonia u trondit nga nje skandal, pasi u zbulua se personave publike u ishte dhënë përparësi në vaksinim. Personalitete të politikës dhe të artit janë regjistruar në kartelat si mjekë në mënyrë që të vaksinohen të parët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *