Euralius dhe Opdat, dy misionet e bashkimit europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar të japin opinionit  e tyre lidhur me çështjen e mandatit të kreut të këshillit të emërimeve në drejtësi, Ardian Dvorani.

Misionet sqarojnë se nuk pranojnë të japin opinion per një ceshtje individuale pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e këshillit të lartë gjyqësor .

Rreth një muaj më parë KLGJ shtyu vendimmarrjen mbi mbarimin apo jo të mandatit të anëtarit të gjykatës së lartë  për të marrë një opinion nga Euralius dhe Opdat.

Te premten pritet të zhvillohet mbledhja e këshillit të lartë gjyqësor por ende nuk dihet nëse do të përfshihet në pikat e rendit të ditës diskutimi për mandatin e Ardian Dvoranit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *