Ermal Meta vazhdon të jetë figura kryesore e festivalit të Sanremos-s. këngëtari shqiptar kryeson edhe pas natës së trete festivalin e madh të këngës në Itali.

E enjtja ishte nata e këngëve Cover dhe e dueteve, ku Meta sërish shkëlqeu duke marrë votat maksimale nga orkestra që kishte të drejtën në këtë mbrëmje të vlerësonte këngëtarët.

Aktualisht Ermel Meta kryeson listën e 26 këngëtareve BIG, me këngën e tij “Një milionë gjëra për të të thënë”, një këngë që më së shumti është vlerësuar për tekstin shumë domethenës. Në vendin e dytë është ANNALISA me këngën “Dhjetë” dhe më pas vijnë ËILLIE PEYOTE dhe ARISA.

Në mbrëmjen e këngëve Cover dhe dueteve spikati edhe dyshja Ibrahimovic-Mihajlovic, dy sportistet e famshëm të cilët kënduan këngën “Io Vagabondo”, hit i famshëm I grupit Nomadët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *