Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se vendi i tij do të investojë në ndërtimin e 500 njësive banimi në Shqipëri.

 

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, shkruan Anadoly Agency, duke cituar Presidentin turk.

 

Erdogan ka deklaruar se kishte zhvilluar dy biseda telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama më 26 nëntor për ta ngushëlluar për tërmetin e fortë.

 

 “Si një vend, i cili vuajti nga tërmete të mëdha në të kaluarën, ne e kuptojmë dhimbjen e Shqipërisë. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë me Shqipërinë kur bëhet fjalë për trajtimin mjekësor të të dëmtuarve ose sigurimin e strehimoreve për ata që kanë humbur shtëpitë e tyre”, kishte shtuar ai.

 

Tërmeti 6.3 I shkallës richter që goditi Shqipërinë në datën 26 nentor në orën 03:54 të mengjesit deri tani ka shkaktuar 49 viktima dhe mbi 750 të plagosur pa llogaritur dëmet e pallogaritshme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *