Edi Rama ka zgjedhur të mos reagojë vetë mbi akuzat që po artikulohen prej dy ditësh nga Partia Demokratike, mbi lidhjet e supozuara të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj me biznesin e lojërave të fatit. Ka qenë drejtori i komunikimit të kryeministrisë Endri Fuga, ai që ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës.

Në një reagim Fuga shprehet se asnjë familjar i kryeministrit apo ministrit të brendshëm nuk ka lidhje me kompanitë e basteve apo me ato që bëjnë monitorimin e basteve online, siç shpif PD-ja.

Në reagimin e tij, Fuga rikujton atë që e quan zotim të dhënë se në datë 31 dhjetor nuk do të ketë më asnjë kompani lojërash fati brenda territorit të qyteteve.

Sipas tij, kompanitë për të cilat opozita baltos qeverinë kanë rinovuar licencat e tyre ose kanë marrë licenca të reja, gjatë viteve kur në pushtet ishte Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

 

 

Së pari, asnjë familjar i Kryeministrit apo Ministrit të Brendshëm nuk ka asnjë lidhje me kompanitë e basteve apo atyre që bëjnë monitorimin e basteve online, siç shpif PD-ja.

 

Së dyti, në datë 31 dhjetor të këtij viti, duke mbajtur zotimin e dhënë dhe të sanksionuar në ligj si afati i fundit për kompanitë, nuk do të ketë më asnjë kompani lojrash fati brenda territorit të qyteteve.

 

Së treti, nëse gjatë qeverisjes së PD-së egzistonin 40 kompani të tilla dhe arkëtoheshin nga shteti 37 milionë dollarë, sot numri i kompanive është përgjysmuar dhe të ardhurat në buxhet nga aktiviteti i tyre janë pothuajse dyfishuar.

 

Së katërti, kompanitë për të cilat opozita baltos qeverinë kanë rinovuar licencat e tyre ose kanë marrë licenca të reja, gjatë viteve kur në qeveri ishte Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *