E shtunë, 24 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

EMRI/ Arrestohet në Tiranë 43-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Operacionalja 66”, duke vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në Tiranë 43-vjeçari Mersin Cenolli, i njohur edhe me emrin Ervis Cenolli, banues në Tiranë. Ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar me 5 vite e 1 muaj burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Reklamë

Arrestimi është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ndërkohë që Interpol Tirana po vijon procedurat përkatëse në bashkëpunim me autoritetet italiane.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë