Autoritet italiane kanë vënë në pranga 10 persona të cilët ishin pjesë e grupit të narkotrafikut, mes tyre edhe shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se banda është zbuluar në Rovigo, ku janë sekuestruar 25 kilogramë kokainë e pastër, e fshehur në pesë rrota djathi kaçkavall.

Mediat raportojnë se droga ishte transportuar nga Holanda me anë të një makine kamp, dhe kishte si destinacion Sardenjën.

“Koka” e bandës është një shqiptar i identifikuar si Erion Feimi, ndaj të cilit mësohet se është dhënë dënimi prej 16 vite burg dhe 40 mijë euro gjobë.

Shqiptarët e tjerë të dënuar janë Glorildo Halili, i cili u dënua me 7 vite dhe 30 mijë euro gjobë, e po kaq u dënua edhe Mateo Kolaj. Të dënuarit e tjerë janë shtetas italianë. Të gjithë mund të apelojnë dënimet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *