
ALBANO SHOW
Nje show satirik nga Albano Bogdo. Albano Bogdo është një aktor dhe humorist Shqiptar, mjaft i dashur per publikun shqiptar. Ai ka spikatur me performncat e tij në spektaklet e humorit si Apartmenti 2XL, Duplex dhe Klanifornia. Ai ka lindur në Sarandë, 11 Prill 1987. Bogdo është diplomuar për aktrim në Akademinë e Arteve ne vitin 2009.
Disa nga rubrikat brenda programit:
Lajmet e javes
Lajmet me te klikuara te javës do të sillen në formë monologu. Albano do ti komentoj shkurtimisht ne forme satirike.
Kendi i intervistes
Ne çdo episod do te realizohen dy intervista me dy personazhe nga shoqeria civile, politika dhe arti. Biseda do te jete organike, e hapur dhe e nje natyre ngacmuese. Pjese e intervistave do te jene edhe situatat komike apo lojrat me te ftuarit.
Video për të MOS qeshur
Albano dhe i ftuari shohin video virale, të cilat kanë kontent pak të rëndë. Qëllimi është që te provokohen te qeshura tek i ftuari të qeshë nga permbajtja e videove dhe ngacmiment nga Albano.
Tema e javes
Ne çdo episod do të perzgjidhet një temë e cila do të trajtohet thellësisht, e zbërthyer në segmente të shumta, duke u përcjellë me video, foto dhe fakte që kanë të bëjnë me të.
Qëllimi do të jetë orientimi i audiences drejt nje zgjidhjeje te mundshme për temën në fjalë.
Kendi i eksperteve
Për çdo temë të trajtuar, do të merret mendimi i një eksperti të fushës për mënyrën se si mund të zgjidhet X problematikë.
Ekspertet mbi ekspertin.
Një parukiere, një taksist dhe një kamarieri,
Pas përgjigjes së ekspertit të vërtetë, Albano do tu drejtohet tre eksperteve qe perfaqesojne 3 vendet ku perplasen me teper mendimet dhe opinionet e njerezve, me pak fjale “gjitheologet”.
Opinioni final vjen nga Eksperti Artificial.
Albano pyet A.I. se si mund të zgjidhet X temë. Më pas Albano ben ballafaqimin e përgjigjeve te A.I. me ato te dhena nga ekspertët me qellim përzgjedhjen e një fituesi.
Në fund jep dhe mendimin e vet satirik se cila mund të ishte zgjidhja për problematikën e ngritur.
3 Pyetje nga Vajza e Motit.
Vajza kerkon pergjigje në stilin e Cunk on Earth njerëzve me influencë ose profesionistëve të ndryshëm, per pyetjet e saj “te rendesishme” ne çeshtje qe asaj i interesojne.
P.sh. pyetje një gjinekologu në materitet:
Mund të kalohen tatuazhet nga nëna te fëmija?
Po bëra binjakë duhet të pres 18 muaj?
Po e ushqeu një grua me ngjyrë fëmijën tim, merr ngjyrë fëmija? Si t’ia shpjegoj burrit?
Parashikimi i motit
Gjithë kohën e kësaj rubrike e merr sigla që është shumë serioze dhe e gjatë. Plus defektet teknike dhe probleme që ndodhin.
Një herë ngatërron këngën orkestra. Një herë ka probleme videoja e siglës. Rubrika zgjatet vetëm nga probleme teknike.
Vajza e motit thjesht pyetet nga Albanoja: Si është koha nesër? Vajza përgjigjet vetëm mirë, çka, ose keq.
Rubrika Q and A me Albanon
Njerëzit do të shkruajnë për probleme që kanë, probleme të personale. Vëmendje do të marrin më shumë problemet në çift. Probleme të tjera, shtëpie, më pikon banja etj etj, Albano i jep zgjidhje me humor të zi dhe satirë.
P.sh. Kapa të dashurën me një tjetër. Albano: Më e mira që mund të bësh në këto raste është të mbledhësh forcat, ta falësh dhe pastaj ta tradhëtosh me të motrën.
Kënga e mbylljes, interpretuar nga Albano nen shoqerine e orkestres, do të jetë një parodi e kënduar nga Albano. Kënga do të ironizojë njeriun ose ngjarjen e momentit.