Subscribe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, u ka premtuar shqiptareve qe jetojnë ne Shtetet e Bashkuara se ne vitin 2021, ata do te mund te votojnë per qeverinë e Shqipërisë.

 

Gjate nje takim me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Nju Jork, Bushati theksoi se po punohet per regjistrimin e shqiptareve qe jetojnë ne emigracion dhe per t’u garantuar atyre te drejtën e votës.

 

“Eshte nje angazhim i yni per zgjedhjet e tjera per ta bere te mundur qe shqiptaret qe jetojnë jashtë atdheut me pas mundesi me marr pjese ne zgjedhjet politike dhe ne do te punojme edhe per regjistrimin e shqiptareve jashte atdheut

 

Ne takimin pjese e te cilit ishte edhe shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, Bushati lajmëroi edhe mbajtjen e samiti te dyte te Diasporës.

 

Sipas Bushatit, tregues per rendesine qe kane shqiptaret qe jetojnë jashtë kufijve është edhe ngritja e Ministrisë së Shtetit për Diasporën në qeverinë e re, e cila do te punoje per ndërtimin e nje marrëdhënieje te re me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *