Nderkohe me shume nostalgji qytetaret elbasanas vleresojne kete ekspozite dhe shprehen se eshte nje shenje per te rinjt per tu njohur me historine nepermjet fotove.

 

Nëpërmjet arkivit të Vjenës, elbasanasit njohin qytetin e tyre. Fotografi të rralla, fragmente të shkrepura nga ushtaret austo-hungarez të gjendur në Elbasan në vitet 1916-1918, ku prezantohen rrugët, forma tregetare, veshjet, godinat dhe vendet e shenjta fetare.

 

Janë festat e flamurit te cilat kanë bërë nxitjen për të prezantuar këtë ekspozitë  me foto të pa shfaqur ndonjëhere. Koordinatore e Arkivit Digjital e cila bërë mundësin e hapjes të kësaj ekspozite Ana Toçi shprehet se keto fotografi jane marre nga arkivi i Vjenës dhe e veçantë është se shfaqen për herë të parë.

 

Toci tha se  ka pasur interes, sepse i rikthehet me anën e këtyre nostalgjia për Elbasanin e atyre viteve, por jo me pak interes kane treguar të rinjtë te vilet e kanë vlerësuar këtë ekspozitë që u ka dhënë mundesinë të njihen me te panjohuren.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *