Subscribe

Rikthehen atentatet në Elbasan. Sulmi i radhës me motiv hakmarrjen ka ndodhur afër godinës së Prokurorisë dhe Gjykatës dhe shënjestër ka qënë Florenc Çapja. Nga breshëritë e armës ka mbetur i plagosur shoku i Çapjes, Bledar Muça si dhe Matilda Germezo një punonjëse policie që po kalonte rastësisht aty. Sipas policisë, një automjet ka ndjekur makinën me të cilën udhëtonin Florenc Çapja dhe Bledar Muça. Rreth orës 10:15, atentatorët në makinën tip golf, kanë parakaluar dhe qëlluar me breshëri kallashnikovi, si dhe me pistolete.
Pas atentatit ata janë futur ne një rrugice ku edhe kane hedhur automatikun që tashmë është sekuestruar nga policia. Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët e shumtë. Pas ndihmës së parë, të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Tiranës. Punonjësja e policisë që sapo kishte mbaruar turnin dhe po kthehej në shtëpi, ka marre dy plumba njërin ne krah dhe tjetra ne gjoks. Ndërsa i plagosuri Muça tjetër, ka vetëm një gërvishtje në koke.
Polica ka shoqëruar 15 dëshmitare duke i marrë në pyetje, ndërsa ka identifikuar edhe targën e automjetit me të cilin u krye atentati. Sulmi i kësaj të hëne dyshohet se ka lidhje me serine e atentateve ndaj fisit Çapja. Florenc Çapja ka qene i dyshuar për ekzekutimin e Gentian Beqirit 4 vite më parë, ndërkohe qe ai i shpëtoi muaj më parë një tjetër atentatit ku mbetën te vrarë tre persona e u plagosën 8 të tjerë. Edhe Bledar Muça është një emër i njohur për policinë. Në dhjetor të vitit 2012 ai u akuzua për vrasjen e biznesmenit Ilir Rexhepi. Muça, ka qenë në kërkim edhe në Londër. Ai ishte gjithashtu një ndër të plagosurit e masakrës së 3 shkurtit në Elbasan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *