Vrasja e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë është drejt zbardhjes. Mediat e huaja bëjnë me dije se grupi hetimor ka sekuestruan disa të dhëna kompjuterike dhe telefona celularë që mund të japin detaje për autorin e krimit.

 

Deri tani në paraburgim si të dyshuar janë dhjetë persona. Shefi i policisë në Islandë, Margeir Sveinsson ka besim se një prej të arrestuarve mund të jetë autori i vrasjes. Për këtë ngjarje në pranga ka rënë edhe një shqiptar sepse i janë gjetur në shtëpi gjurmë të armës së zjarrit. Por shqiptari, kur u paraqit vetë në polici, mohoi të ketë lidhje me vrasjen.

 

Armando Beqiri u ekzekutua në 13 shkurt në hyrje të shtëpisë. Ai ishte martuar me një vajzë nga Islanda, me të cilën pati një fëmijë, ndërsa priste një të dytë. I riu kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes atje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *