Gazetari Juli Kasapi deklaroi në Vizion Plus, teksa ishte i ftuar në “Zgjedhje 2021″ se “Kumbari” i Shkodrës, Bardhok Planaj, u ekzekuta 50 m larg shtëpisë së tij.
Ndërsa e cilësoi si një ndër vrasjet më të bujshme në botën e krimit, ai zbuloi, duke iu referuar burimeve të tij, se viktima kishte filluar të merrej me fushatë politike.
“Kjo është vrasja më e rëndëishme në botën e krimit. Kemi të bëjmë me një person të paprekshëm as nga grupet kriminale… Sipas disa informacioneve të mia, Pllanaj kishte filluar merrej me fushtë politike. Ky është një fakt plotësues sa i përket ngjarjeve të tilla.”





