Subscribe

Në mesin e të ndaluarve mbrëmjen e së enjtes nga policia e Gjirokastrës ishte  edhe Haralambos Karathanos i njohur si ekstremist i Agimit të Artë, i cili kryesoi edhe kortezhin mortor të Kaçifas.

 

Pas lirimit nga policia, Karathanos u shpreh se tashmë janë më të forte dhe mbajtja e tyre në komisariat është një mesazh për Greqinë se cfarë fqinjësh kanë.

 

HARALAMBROS KARATHANOS

Na arrestuan me makina ne dalje te Vriserase. Na mbajten rreth 10 ore. Ne gjashte oret e para nuk na thane se per cfare na thirren. Ishte luftë nervash. Jemi shume te forte. Kjo eshte perspektiva e Shqiperise per ne Bashkimin Europian. Disa njerez ne Greqi duhet te kuptojne se cfare fqinjesh kane dhe te kujdesen te tregojne me fqinjet ate qe duhet. Policia na beri bllok, me shume gjasa na ndiqnin. Pasi na mbajten gjashte ore na thane se kishim marrë pjesë në një tubim racist. Na kercenuan qe do te na conin ne Tirane per racizem dhe antishqiptarizem. Por jemi te forte. Cfare nuk te vret te ben me te forte.

 

 

Karathanos njihet edhe si bashkëpunëtor i afërt me kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Të dy ata janë fotografuar në disa aktivitete të OMONIA-s dhe PBDNJ-së në Greqi dhe Shqiperi ku nuk kane nguruar te perdorin termin Vorio-Epir.

Harallambos ka lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli. Babis-Harallambos Karathanos nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA – (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio-Epirit).

Babis-Harallambos Karathanos ka qenë ish-deputet i partisë Demokracia e Re, më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke, LAOS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *