E martë, 27 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ekstradohet nga Greqia i dënuari për vrasje

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia një shtetas të dënuar me 9 vjet burg për “Vrasje”. I ekstraduari Saimir Gegolli 37 vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Vrasje”.

 

Reklamë

Sipas policisë ky shtetas në vitit 1997 i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë në afërsi të fshatit Uznovë dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

 

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe Saimir Gegolli i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M. Ndërkohë arrestimi i tij është bërë nga autoritetet greke  me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë