Subscribe

Ekspertet kane qëndrime te ndryshme mbi krijimin e Byrosë Kombëtare te Hetimit. Juristi Sokol Hazizaj mendon se kjo strukture duhet ngritur sipas modelit të propozuar nga Komisioni i Venecias. Por eksperti i sigurisë Arian Dyrmishi, thotë se per te shmangur varësinë nga qeveria duhej te krijohej nje agjenci antikorrupsion jo pjese përbërëse e Policisë se Shtetit. Një tjetër shqetësim është dhe monitorimi i efikasitetit te kësaj strukture. Projektligji u miratua ne mbledhjen e fundit të qeverise. Sipas draftit, Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit emërohet nga ministri i Brendshëm me propozimin e drejtorit të Policisë së Shtetit dhe pëlqimin paraprak, me shkrim, të Prokurorit të Përgjithshëm, për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë riemërimi. Një Komision i Pavarur i Rishikimit që do të përbëhet nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e BE-së dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japin ekspertizë dhe këshilla për funksionimin më të mirë dhe zhvillimin e byrosë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *