Ekspertët ngrenë alarmin se në 50 vjet, planeti tokë ka humbur më shumë se 68 për qind të popullsisë së egër globale.

Një dëm i shkaktuar nga veprimet tona dhe që vetëm qenia njerëzore mund ta rregullojë.

Raporti Living Planet Report 2020, i cili monitoron tkurrjen e popullsisë globale të gjitarëve, zogjve, amfibëve, zvarranikëve dhe peshqve, regjistroi një rënie mesatare prej dy të tretave në jetën e egër këtë vit.

“Raporti thekson se si shkatërrimi në rritje i natyrës po sjell ndikime katastrofike jo vetëm në popullatat e botës së egër, por edhe në shëndetin e njeriut dhe të gjitha aspektet e jetës sonë,” tha Marco Lambertini, drejtori i përgjithshëm i WWF International.

“Ne nuk mund t’i injorojmë këto shenja: rënia serioze e popullatës së specieve të egra tregon se natyra po përkeqësohet dhe se planeti ynë po na dërgon sinjale paralajmëruese  për funksionimin e sistemeve natyrore. Nga peshqit e oqeaneve dhe lumenjve për bletët, thelbësore për prodhimin tonë bujqësor, rënia e jetës së egër ndikon drejtpërdrejt në ushqyerjen, sigurinë ushqimore dhe jetesën e miliarda njerëzve. Në vitin 2016 kemi dokumentuar një rënie prej 60 përqind, tani kemi një rënie prej 70 përqind. E gjithë kjo është sa hap e mbyll sytë në krahasim me miliona vjet që shumë specie kanë jetuar në planet,” shtoi Lambertini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *