Subscribe

Efektet ekonomike që po lë pas Covid 19 ende nuk mund të përllogariten por një gjë është e sigurt: Ekonomia do të vuaj pasojat me të forta të dy dekadave të fundit.

Deklarta është bërë nga guvernatori I bankës së Shqipërisë Gent Sejko ne nje takim zhvilluar me komunitetin e biznesit.

Sipas Sejkos 2020 do te jete një test I fortë për qëndrueshmërine financiare të bizneseve shqiptare.

GENC SEJKO

GUVERNATOR I BANKES SE SHQIPERISE

Sektori bankar duhet të bëjë një rivlerësim të qëndrueshmërisë së modelit të biznesit të kredimarrësve, në realitetin post-Covid. Klientët në vështirësi të përkohshme financiare, por me modele të qëndrueshme biznesi, duhet të mbështeten me likuiditet dhe lehtësi të përkohshme operacionale. Klientët në vështirësi më serioze mund të ndihmohen nëpërmjet ristrukturimit të kredisë, në formën e një tjetër shtyrjeje të përkohshme të këstit apo në formën një ristrukturimi tërësor të saj, gjithnjë dhe për aq kohë sa perspektiva afatgjatë e biznesit mbetet solide.

Por vete komuniteti i biznesit ka paraqitur disa kerkesa ndaj kreut te Bankes Qëndrore.  Ines Mucostepa, kryetare e dhomës së Tregtisë kërkoi që të shtyhen me 6 muaj këstet e kredive për biznese dhe 1 vit për fasonët.

Nisur nga dy garancite sovrane te miratuar nga qeveria sistemi bankar ka nje mesazh per bizneset qe do te aplikojnë.

SILVIO PEDRAZZI

KRYETAR I SHOQATES SHQIPATRE TE BANKAVE

Garancia sovrane nuk mbështet cdo kredi që duan të marin klientët dhe nuk mund të përfitojnë ata që nuk kishin mundësi shlyerje  të huave të mara para pandemisë .Të paktën të bëjmë që instrumentat që kemi të funksionojnë dhe të jemi më të qartë me biznesin sepse jemi të gjithë në të njëjtën varkë.

Në këtë periudhe pandemia të dhenat flasin për ulje të kerkesës dhe ofertës, me pak investime, ku si rrjedhoje pritet te sjelli dhe me pak vende pune per shqiptaret. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *