Skuadrat ballkanike e kane te vështirë përballë atyre luzitane. Ne dy duele te kampionatit europian U 21 qe po zhvillohet ne Poloni skuadrat e gadishullit iberik kane dale fituese përballë përfaqësueseve te Serbisë dhe Maqedonisë. Portugalia ka mundur 2-0 Serbinë ne ndeshjen hapëse te grupit B skuadra e Rui Jorges e ka dominuar takimin qe prej minutës se pare edhe udhëhequr edhe prej eksperiencës goxha te mire te emrave ne fushe qe luajnë te gjithë minimalisht ne skuadrat me te mira portugeze apo edhe per shkak se mes tyre ka edhe kampione Europe me skuadrën kombëtare.

 

Ne minutën e 37 është Goncalo Guedes i Paris Sen Zhermenit qe me koke kalon Portugalinë ne avantazh. Ne pjesën e dyte nje tentative e serbeve për te barazuar qethi tranversen ndërsa ne te 88 Bruno Fernandes i Sampdorias vulos rezultatin ne 2-0 pas nje super pasimi te Renato Sanches. Por Portugalia është e dyta ne grup pasi vendin e pare e ka rrëmbyer Spanja qe shkatërroi 5-0 Maqedoninë. E ka çelur serine e golave Saul Nigez i Atletikos se Madridit me nje super roveshate brenda zonës qe ne minuten e 10. Me pas është radha e fituesit te Champions Legues Asensio qe do te shënojë nje super gol nga jashte zones.

 

Ne te 35 Delufe, kapiteni i skuadrës, nuk gabon nga pika e bardhe e penalltisë dhe skuadrat shkojnë ne dhomat e zhveshjes me shifrat 3-0. Ne te dytën shou i Marko Asensios vijon me nje depërtim te bukur brenda zonës se maqedonasve dhe i çon shifrat ne 4-0 pas goditjes se forte diagonale. Ne te 72 është serish ai qe nuk fal pas nje goditjeje nga jashtë zonës dhe nuk ka me histori.

 

Spanja mund 5-0 Maqedoninë qe ne radhet e saj kishte nje numër te madhe shqiptaresh dhe merr kryesimin e grupit dhe është favorite kryesore per fitimin e titullit te 5 kampione Europe për moshat nen 21 vjeç.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *