Subscribe

Ardian Loci, efektivi i FNSH, i arrestuar tre ditë më parë gjatë një operacionin kundër kultivimit të lëndëve narkotike, nuk ka pranuar akuzën përpara togave të zeza, ndërsa ka shpërthyer në lot gjatë seancës.

 

Gjykata e Shkodrës e la në burg, ndërsa Loci u shpreh se po përjeton nje situate te vështire ne familje per shkak te sëmundjes se vakjes dhe gjendjes ekonomike. Kam qenë 4 ditë me shërbim në Peshkopi, kur kam ardhur, jam njohur me vendimin e prokurorisë, tha ai papara trupit gjykues.

 

Loci u arrestua nen akuzën se dekonspironte aksionet policore në Shkodër për asgjësimin e kanabisit.

 

Para trupit gjykues kanë dalë edhe dy të arrestuarit e tjerë kryepleqtë Dritan Lisja dhe Gjin Lushi, ndaj të cilëve është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *