Familja Beckham është bashkuar për të kaluar disa ditë relaksi pranë njëri-tjetrit në California. Victoria, David dhe dy djemtë e tyre, Romeo dhe Cruz, janë fotografuar ditët e fundit gjatë pushimeve të tyre familjare.

 

Ajo që binte në sy, si në çdo dalje publike, ishte stili i Victorias. Pavarësisht të nxehtit përvëlues, ajo kishte zgjedhur të vishej, si në shumicën e rasteve, komplet me të zeza.

 

 

Kjo ngjyrë thith më shumë rreze dielli, megjithatë Victoria nuk mund të heq dorë prej saj dhe ç’është e vërteta i ngjan vërtet bukur. Megjithatë kishte zgjedhur të vishej sa më thjesht, një bluzë të gjatë, një palë xhinse dhe çizme të shkurtra.

 

 

Gjithashtu edhe dy djemtë dhe David ishin veshur sportiv, për të shijuar ditët e pushimit dhe për t’u ndjerë sa më komodë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *