E martë, 15 Shtator 2026 Film TV deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Edhe këtë vit, mësim me turne

Edhe këtë vit shkollor nxënësit e Tiranes, do ta zhvillojnë mësimin me turne. Nëse për gjimnazet ky problem tashme është zgjidhur, me përjashtim te tre shkollave te mëdha, nxënësit e arsimit 9-vjeçar do te kenë mësim edhe pasdite. Drejtoresha e arsimit per Tiranën, Arjola Byzyka, sqaron se ky shqetësim do te marre zgjidhje vetëm pas ndërtimit te shkollave te tjera.

 

Megjithatë, kete vit është reduktuar numri i shkollave qe punojnë me dy turne. Ndërtimi i tre godinave te reja ka ulur ngarkesën ne institucione. Ndërkohë kryetari i bashkisë ka deklaruar se ky do te jete viti i fundit i mësimit me dy turne. Ndërtimi i 16 shkollave te reja do te ule fluksin ne institucionet e mbingarkuara, duke eliminuar dhe mësimin pasdite. Ndërsa qe këtë vit, numri i nxënësve per klase, nuk do t’i kaloje 35.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video