Edhe Greqia është përfshirë nga zjarret. Banorët e 3 fshatrave në një zonë pyjore në rajonin Mani, janë detyruar të evakuohen pasi flakët nisën të përhapeshin me shpejtësi mëngjesin e kësaj të shtune.

Mediat greke raportojnë se flakët u janë afruar edhe zonave të banimit.

57 zjarrfikës me 20 automjete  dhe disa helikoptere janë angazhuar për vënien nën kontroll të flakëve.

Por erërat e forta dhe temperaturat e larta po pengojnë përpjekjet e zjarrëfikësve. Përveç luftës për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit, autoritetet kanë nisur hetimet nëse mund të bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *