Një 118-vjeçare iu nënshtrua një operacioni në kofshë në Chania dhe e moshuara tashmë është kthyer në shtëpinë e saj.

Sipas medieve greke, 118-vjeçarja vjen nga një fshat i Apokoronasit dhe operacioni është kryer në Spitalin e Përgjithshëm.

Operacioni me sukses dhe dalja nga spitali për gruan 118-vjeçare është konfirmuar nga drejtori i spitalit të Chanias, Giorgos Beas.

“Vërtet, operacioni i kofshës i është bërë gjyshes nga dy ortopedë të spitalit tonë, ka bërë analiza dhe në datën 22 të muajit ka dalë nga spitali”, tha zoti Beas.

Kjo është një ngjarje e rrallë, pasi nuk është e zakonshme të kryhen operacione në pacientë të tillë të vjetër./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *