Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në fshatin Gurrë të Klosit.

 

Një 63-vjeçar dyshohet se ka rënë nga një lartësi e madhe, duke u plagosur rëndë në kokë.

 

K.C është transportuar me urgjencë në spitalin e Burrelit, ku dhe ka marrë ndihmën e parë. Për shkak të plagëve të rënda, bluzat e bardha të këtij spitali kanë vendosur transportimin me helikopter drejt spitalit të traumës në Tiranë.

 

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes nëse 63-vjeçari ka qenë me bagëti apo duke mbledhur bimë medicinale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *