Një aksident i rëndë u shënua këtë të hënë në afërsi të Klosit.

 

Një automjet përfundoi në humnerë e për pasojë humbi jetën shoferi. Ngjarja ndodhi në fshatin Cerujë në orët e para të mëngjesit.

 

Këto janë pamjet e makinës që ka përfunduar rreth 500 poshtë rrugës kryesore.

 

Siç shihet mjeti është shkatërruar pothuajse i gjithi ndërsa nuk mundi të mbijetojë drejtuesi 65-vjeçar Petrit Meça, i cili ndërroi jetë në vend.

 

Nxjerrja e trupit të pajetë ishte e vështirë për shkak të terrenit të thepisur. Krahas forcave të policisë u desh dhe ndërhyrja e banorëve të zonës, të cilët bën të mundur transportimin me krah.

 

Shkak dyshohet se u bë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit. Por sipas policisë rrugore ka ndikuar edhe fushëpamja e kufizuar nga mjegulla e dendur që kishte përfshirë zonën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *