Qindra njerëz bllokuan rrugët kryesore në Malin e Zi për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj paralajmërimit të koalicionit “E zeza mbi të bardhë” për rrëzimin e qeverisë. Sheshet në Podgoricë, Nikshiq dhe Berane u mbushën nga mbështetësit e kryeministrit Zdravko Krivokapic dhe të partive proserbe.

 

Protestuesit u mblodhën edhe para televizionit publik ku zv.kryeministri Dritan Abazoviç po jepte një intervistë. Duke e quajtur “tradhtar” dhe “të shitur”,  protestuesit thanë se propozimi për formimin e qeverisë së pakicës është një përmbysje e drejtpërdrejtë e vullnetit të popullit.

 

Vetë Abazovic doli jashtë ndërtesës për t’u përballur me demonstruesit, duke iu thënë atyre që tradhtarin duhet ta gjejnë diku tjetër.

 

Pas protestës, në një postim në rrjetet sociale, zëvendëskryeministri sqaroi se nuk është i zemëruar nga ofendimet e rënda të qytetarëve, por ai do t’i përgjigjet gjithmonë atyre që nxisin urrejtjen.

 

Dritan Abazoviç ka propozuar tri zgjidhje për krizën politike në Podgoricë: nje qeveri te pakicës, qeveri teknike ose zgjedhjet e parakohshme.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.