Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme, 26 prill, në Tiranë.
Policia informon se rreth orës 16:45, tek Ura e Çerkezës, automjeti me drejtues shtetasen A. P., është përplasur me automjetin me drejtues Q. T., rreth 42 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi Q. T, ndërsa drejtuesja, shtetasja A. P është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv





