Ish-ministrja e arsimit Lindita Nikolla padit kreun e LIBRA Ben Blushi për shpifje. Lajmi është bërë publik nga vetë Nikolla përmes një statusi në rrjetet sociale. Nuk do t’i ndahem këtij shpifaraku profesionist, derisa ai të marrë dënimin e merituar në gjykatë. Është e disata herë që njeriu më parazit që kam njohur në jetën time, më sulmon paturpësisht me gojën e tij të shthurur nga ligësia e mediokritetit” – shkruan Nikolla. Ish-ministrja e arsimit e akuzon kreun e  LIBRA si një personazh të pangopur që dikur u kërkonte favore ministrave socialistë. Padia e Nikollës vjen pas akuzave publike të Ben Blushit se Nikolla në bashkëpunim me shoqëruesin dhe shoferin e saj, shisnin diploma kundrejt 3 mijë eurove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *