Partitë politike do të marrin dy herë më shumë para nga buxheti i shtetit për fushatat elektorale. Këshilli Politik ka miratuar parashikimet e reja ligjore për median dhe financimin e forcave politike, duke pranuar kërkesën e opozitës për më shumë financim nga shteti.

Ditën e Hënë, këshilli do të mblidhet sërish për të diskutuar pjesën tjetër të ndryshimeve ku më e rëndësishmja mbetet KQZ.

Opozita parlamentare ka depozituar amendamente kushtetuese për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Përveç listave të hapura në këtë draft është parashikuar edhe heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Sa herë është diskutuar ndryshimi i sistemit Partia Socialiste e ka mbështetur idenë e heqjes së koalicioneve para zgjedhjeve, por PD e ka hedhur poshtë këtë ide.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *