Spanja juglindore po përballet me kushtet eksteme të motit të cilat kanë shkaktuar edhe dy viktima.

 

Sipas autoriteteve vendase, reshjet e shiut konsiderohen si më intensivet gjatë nje shekulli dhe kanë arritur në nivelin e 300 milimetrave.

 

Shirat e rrëmbyer kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati duke shkaktuar përmbytje masive. Situata në Valencia dhe disa qytete të tjera është kaotike.

 

Dhjetra banorë janë evakuuar ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë intensivisht në terren. Shkollat janë mbyllur, rrugët kryesore janë të pakalueshme pasi janë bllokuar nga vershimi I ujit.

 

Sipas meteorologëve, pritet që reshjet e shiut të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *