Policia e Tiranës zbardh ngjarjen e rëndë të ndodhur të enjten në mesditë nërrugën “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë, ku mbeti i plagosur rëndë me armë zjarri 26-vjeçari Indrit Celaj, i cili mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital.

Dy vëllezer, djemte e pronarit të vilës ku punonte viktima janë shpallur në kërkim si autore të dyshuar të ngjarjes.

 

Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se të enjten në orën 11:00 ne ambientet e katit të parë të godinës trekatëshe, shtetasi G.K, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. K, 28 vjeç, kanë pasur një konflikt të çastit me shtetasin Indrit Çelaj, teknik kondicionerësh, i cili po kryente kondicionimin e vilës.

 

Dy vëllezërit kanë plagosur rëndë me armë zjarrin teknikun e kondicionerit Indrit Celaj, i cili mëngjesin e kësaj të premteje ka ndërruar jetë në spital.

 

Ata janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

 

Gjithashtu policia ka arrestuar në flagrancë edhe katër shtetas të tjerë, konkretisht: pronari i vilës dhe babai I dy vëllezerve në arrati Bujar Kusi 54 vjec I cili akuzohet për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes dhe perkrahje te autoreve te krimit pasi dyshohet se ka qënë në vendngjarje.

 

U arrestuam edhe Edmond Sula, 43 vjeç, Ferdinand Bakalli 41 vjec dhe Luan Caka 36 vjec, të tre gjithashtu për të njëjtat vepra penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

 

Këta shtetas kanë biseduar me shtetasin L.V, me të cilin kishin lidhje shoqërore dhe i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes.Shtetasi L.V., 27 vjeç banues në Tiranë, gjatë orëve të vona të natës është ndaluar nga Policia e Tiranës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat  penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *