Subscribe

Dy gra të infektuara me Covid-19 kanë gjetur vdekjen në 24 orët e fundit në Shqiperi.

Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se pacientet ishin 58 dhe 59 vjec.

Fatkeqësisht, dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid19. Ato kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Numri total i viktimave në vendin tonë si pasojë e Covid-19 ka shkuar në 83 ku Tirana si qark me 46 të vdekur ka shifrën më të lartë ndjekur nga Durrësi me 13 dhe Shkodra me 12 viktima.

Ministria e Shëndetësise bëri të ditur se gjëndja në spitalin Infektiv si pasojë e shtrimeve është serioze dhe shumë paciente janë rëndë.

Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër.Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët.Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)

Testime totale                 30696

Testime molekulare        26686

Testime serologjike         4010

Raste pozitive                 3106

Raste të shëruara   1791

Raste Aktive                   1232

Humbje jete                    83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   488

Durrës                   222

Shkodër                161

Vlorë                    120

Lezhë                    65

Fier                       42

Korçë                    31

Elbasan                 28

Kukës                   28

Berat           20

Gjirokastër 15

Dibër           12

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *