E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 35 minuta më parë
Vendi

Durrës, mbyllen ndërprerjet e Unazës

Banorët e zonës së plazhit në Durrës, kanë protestuar këtë të enjte, për mbylljen e kryqëzimeve të unazës që lidh zonën e Plepave më Shkozetin. Shkak është bërë puna e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, e cila prej disa ditësh, ka nisur të mbyllë kryqëzimet që kanë qenë të hapura për banorët e zonës së Arapajt. Sipas banorëve, këto kalime janë të vetmet qe shërbejnë për t’u lidhur me zonën e plazhit. Mbyllja e kryqëzimeve po bëhet me trafikndarëse prej betoni, pasi në këto pika, semaforët kishin dalë jashtë funksionimit prej disa muajsh. Me parulla në duar, nxënësit dhe prindërit e tyre, kanë kërkuar të sensibilizojnë opinionin për të gjetur nje zgjidhje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë