Sekuestrohet 10.2 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë

Një vajzë 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe u arrestua bashkë me një 15-vjecar banues ne te njejtin fshat.,

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M.Th, 59 vjeç; D.Th, 51 vjeç; E.Th, 24 vjeç; D.Th, 20 vjeç; (familjarë të shtetases së arrestuar ) dhe M.P, 48 vjeç, (babai i 15 vjeçarit)

Gjatë kontrollit në banesën e shtetases E.M, Policia gjeti dhe sekuestroi 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, dhe një armë zjarri pistoletë.

Në një territor të pyllëzuar pranë banesës së 23 vjeçares janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 15 vjeçarit me iniciale F.P , Policia gjeti dhe sekuestroi 200 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 15 vjeçari ishte bashkëpunëtor i shtetasve të shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *